Shqipëria U-19/ Grumbullim tre ditor para sfidës me Kosovën, trajneri Cungu zbardh listën dhe fton… të birin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2022 | 16:48

Shqipëria U-19/ Grumbullim tre ditor para sfidës me Kosovën, trajneri Cungu zbardh listën dhe fton… të birin

Në këtë fillim jave Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, do të zhvillojë një grumbullim tre ditor me 23 lojtarë, në kuadër të miqësoreve të ardhshme. Kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen në Durrës, ku seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal.

u 19

Trajneri Armando Cungu ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar. Ky grumbullim 3-ditor vjen në prag të dy ndeshje miqësore që Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë me Kosovën U-19 në fund të muajit mars. Dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 26 dhe 28 mars me detajet për vendet ku do të luhet dhe oraret që mbeten për t’u përcaktuar.

Më poshtë edhe lista me 23 emrat e lojtarëve të ftuar në këtë grumbullim 3-ditor të Kombëtares U-19. Mes lojtarëve spikat edhe emri i mesfushorit të Vllaznisë, Uilliam Cungu, i cili është pikërisht djali i trajnerit të përfaqësueses U19.

tab

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"