Shqipëria si “dhuratë Krishtlindjeje”, Zabaleta rrëfen në Spanjë suksesin kuqezi: Punojmë me tre lista lojtarësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 20:44

Shqipëria si “dhuratë Krishtlindjeje”, Zabaleta rrëfen në Spanjë suksesin kuqezi: Punojmë me tre lista lojtarësh

Suksesi i Shqipërisë me kualifikimin në vendin e parë në grupin e saj për të siguruar biletën në Euro 2024, ka rritur shumë kuriozitetin rreth projektit “latino-amerikan” të kuqezinjve. Dhe një nga protagonistët e këtij projekti, zëvendëstrajneri Pablo Zabaleta, ka treguar në Spanjë se si ka qenë ky rrugëtim, duke zbuluar disa detaje.

zabaleta

Në fjalët e tij për ”El Periodico” në Spanjë, ai ka shpjeguar se firma me Shqipërinë erdhi si dhuratë për Krishtlindje, pasi akordi u arrit në fundin e 2022 kur ai ishte me pushime pasi kishte parë suksesin e Argjentinës në Botëror. Që nga 9 janari, ai ishte zhvendosur me Silvinjon në Tiranë, për të nisur punë me projektin e ri, në një vend që nuk e njihnin, por ku të gjithë përfshiheshin. “Na priti në takim edhe kryeministri, përveç presidentit të Federatës”, ka treguar Zabaleta për fillimet në Shqipëri.

Ai më pas zbuloi se si kishte nisur projektimi i Shqipërisë pjesëmarrëse në Europian.

“Në një tabelë gjigande përpiluam një Listë A me 50 lojtarë që ishin në Kombëtare ose mund të ishin të tillë në momentin në fjalë. Bëmë edhe një Listë B me lojtarë të kampionatit shqiptar me potencial që të grumbulloheshin dhe një listë tjetër me futbollistë të cilët dëshironin të luanin në kombëtare me ne, që kishim marrë vendimin për të luajtur me Shqipërinë, duke ndryshuar pasaportën apo që ishin jashtë vendit”, shpjegoi ai duke iu referuar edhe lojtarëve që kishin luajtur për kombëtare të terja para se të vishnin fanellën kuqezi.

Ai njëkohësisht vlerësoi punë e video-analistit Alariko Rosi. ”Na tha: Ka një djalë që luante në Hungari dhe tani është në Korenë e Jugut dhe mund ta shohim. Filluam ta ndiqnim dhe pamë që ishte një sallaks që luante në krahun e kundërt. E ftuam dhe përfundoi duke u bërë një nga figurat tona kryesore”, tha Zabaleta duke përmendur rastin e Jasir Asanit.

Një histori e ngjashme edhe ajo e zbulimit tjetër kuqezi, Mario Mitajt, të cilin e monitoruan me video. “Kemi parë 20 minutat e fundit që kishte luajtur dhe ishte në qendër”, tregoi ai për futbollistin e Lokomotiv Moskës. “Nuk na shpëton asgjë”, shpjegoi Zabaleta. “Asnjë shqiptar nuk e ka derën të mbyllur. Absolutisht!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"