Shqipëria në “grup ferri” në Europian, Mirel Josa: Oreksi vjen duke ngrënë, të shpalosim një futboll dinjitoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 19:36

Shqipëria në “grup ferri” në Europian, Mirel Josa: Oreksi vjen duke ngrënë, të shpalosim një futboll dinjitoz

Shorti ka qenë i pamëshirshëm për Shqipërinë, pasi ka vendosur përballë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, tre skuadra me pretendime në këtë turne. Pas përfundimit të shortit trajneri Mirel Josa dha një intervistë ekskluzive për News 24.

josa

“Nuk kishim se çfarë kërkonim. Duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri tani. Oreksi vjen duke ngrënë. Prisja short të fortë. Të presim që të shpalosim një futboll dinjitoz. Spanja luan futboll që nuk na përshtatet dhe nuk e doja si rival. Spanja nuk ka patur luhatje të mëdha. Ato të voglat, nuk quhen. Sipas mendimit tim, edhe Italia me Kroacinë përballen hapur. Dihet si Spanja ka ndërtuar skuadrën. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"