Shpëtoi Shkumbinin nga humbja, Sulkja: Treguam karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 22:33

Shpëtoi Shkumbinin nga humbja, Sulkja: Treguam karakter

Shkumbini mori vetëm një pikë përballë Besës në shtëpi. Në kushte të tjera do të quhej zhgënjim, por jo kur vinin pas dy humbjeve radhazi dhe 10 golave të pësuar. Peqinasit mendojnë se kanë gjetur rrugën e kthesës dhe duke filluar nga java e 9-të do të gjejnë edhe fitoret e munguara.

dushaj shkumbini

Këtë mendim ka edhe mesfushori Eneo Sulkja, i natyralizuar tashmë si një qendërmbrojtës. Rol që po e mbulon më së miri dhe kjo falë kjo edhe eksperiencës që ka. E megjithatë, peqinasi nuk e harroi zakonin për të parë më shumë nga porta kundërshtare. Ai ishte autori i golit të dytë, që solli atë barazim të vyer në një kohë që kavajasit kishin kaluar dy herë në avantazh.

“Kemi marrë një pikë të vyer përballë Besës. Nuk është pak kur dihet që kundërshtari ka në përbërje lojtarë me eksperiencë dhe e gjeti dy herë avantazhin. Pavarësisht kësaj, ne reaguam. Gjetëm forca dhe arritëm të barazonim, madje me pak kujdes ndeshja mund të ishte mbyllur me fitore për ne. Por ky është futbolli dhe ne duhet të kënaqemi me atë që morëm në fushë. Tani duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë të mundemi këtë ndërprerje për të parë nga sfida e radhës në kampionat”, tha Sulkja për “Panorama Sport”.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"