Shpëtim Duro bën 500 ndeshje si trajner, klubi i Strugës feston arritjen e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 23:31

Shpëtim Duro bën 500 ndeshje si trajner, klubi i Strugës feston arritjen e veçantë

Shpëtim Duro ka regjistruar në fundjavë në ndeshjen mes Strugës dhe Voska Sport në kampionatin maqedonas, një arritje të veçantë për karrierën e tij në pankinë. Emri i njohur i trajningut shqiptar regjistroi në atë duel ndeshjen e 500-të në pankinë si profesionist.

500

Një karrierë të nisur në vitin e largët 1999, që pas 500 ndeshjesh në pankina e sheh pjesë të Strugës me të cilën ka fituar titullin kampion dhe po i afrohet edhe të dytit në këtë edicion, 244 fitore, 124 barazime dhe 132 humbje janë shifrat e karrierës së trajnerit i cili ka drejtuar Bylisin, Dinamon, Apoloninë, Partizanin, Besën, Skënderbeun, Vllazninë, Shkëndijën e Tetovës, Flamurtarin, Dritën, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, pa harruar këtu edhe eksperiencat në Kombëtaret e moshave.

Shpetim-768x543

Duro të Struga ka drejtuar për 47 ndeshje me një bilanc shumë pozitiv që regjistron 30 fitore, 6 barazime dhe 11 humbje. Ka qenë vetë klubi kryesues i kampionatit të Maqedonisë së Veriut që ka festuar me një fanellë të veçantë këtë arritje të trajnerit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"