Shpërthen skandali në tenis, gjysmëfinalisti i Australian Open akuzohet për trukime ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2022 | 19:34

Shpërthen skandali në tenis, gjysmëfinalisti i Australian Open akuzohet për trukime ndeshjesh

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në sportin e tenisit, pasi dy emra të njohur janë akuzuara se janë përfshirë në trukime ndeshjesh në favor të basteve sportive. Televizioni ZDF ka bërë të ditur se gjeorgjiani Nikoloz Basilashvili i cili mban numrin 25 në renditjen botërore dhe rusi Aslan Karatsev i cili mban vendin e 40 dhe ishte gjysmëfinalist në Australian Open në vitin 2021, janë emrat e profilit të lartë që janë përfshirë në manipulime.

karatsev

Sipas reportazhit të televizionit gjerman, të dy tenistët janë përfshirë në trukime nga trajneri i tyre bjellorus, Jahor Jatsik. Jatsik ka trajnuar Basilashvili në vitet 2013-2014, ndërsa Karatsev në vitet 2018-2021.

Një trajner nga Europa Lindore i cili ruajti anonimitetin, tregoi për ZDF se çfarë kishte ndodhur me dy tenistët. “Ata janë të dy shumë të talentuar. Por ata kishin probleme financiare në fillimet e tyre dhe faza të mëdha vështirësish ku rrëshqitën në renditje. Jatsik u është afruar atyre në momente kritike të karrierës. Jatsik është përfshirë në trukime për baste për shumë vite, duke punuar me njerëz të përfshirë në trukime në Rusi dhe Europën Lindore”. Sipas ZDF, aludimet vijnë nga hetimet që ka bërë vetë ITF, Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Aslan Karatsev

Aslan Karatsev

Karatsev dyshohet edhe për ndeshje të luajtura së fundmi në turneun e Shtutgartit në qershor, ku në dyshe është mundur bashkë me partnerin e tij Xhonatan Erlih me shifrat 4-6, 0-6, teksa kishte shuma të mëdha që ishin vënë bast për humbjen e tyre. Edhe për Basilashvili, dyshohet për një ndeshje në çifte të humbur në raundet e para të Uimbëlldon në vitin e kaluar përkrah moldavit Radu Albot. Ata u mundën në tre sete ndaj dyshes Fukshovic-Travalia në një takim ku janë regjistruar baste të mëdha dhe kompanitë e basteve kanë humbur deri në gjysmë milioni dollarë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"