Shpendi & CO, gjenerata e artë kuqezi! Seria A nis të flasë bindshëm shqip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 22:00

Shpendi & CO, gjenerata e artë kuqezi! Seria A nis të flasë bindshëm shqip

Shqipëria, më shumë sesa një ëndërr, tash më e ka detyrim që të shkojë në Europianin e vitit 2024, në Gjermani, duke parë se tashmë kryeson Grupin E dhe me tri pikë të radhës ndaj Çekinë më 12 tetor, mund të finalizojmë paraqitjen e dytë historinë kuqezi në një kompeticion të këtij lloji.Collage Maker-29-Sep-2023-11-53-AM-121

Dhe merita është e gjitha e një gjenerate të re dhe të artë U-25, e cila ditaditës konfirmohet, por akoma më tepër përmirësohet. Çfarë është më e bukura është se shumica e tyre janë nën moshën 25-vjeçare, e cila i lejon dhe garanton Kombëtares shqiptare që për të paktën 10 vitet e ardhshme e ka plot me cilësi serbatorin e saj. Dhe shembulli më i bukur dhe më i freskët ishte Nedim Bajrami, i cili ndihmoi Sasuolon që t’i shkaktonte humbjen e parë Interit që dukej perfekt deri në këtë fundjavë dhe goli i tij (vendosi barazimin e përkohshëm 1-1 në “San Siro”) ishte një sinjal i rëndësishëm në pritje të eliminatoreve me kombëtaren. Një tjetër yll që duket se ka të gjithë të ardhmen përpara është Stiven Shpendi, i cili kaloi nga Çezena tek Empoli dhe këtë fundjavë mund të kishte festuar golin e parë, nëse VAR-i nuk do ta ndalonte. Madje, duke mbetur te familja Shpendi, i vëllai Kristjan, realizoi një dopietë me Çezenën, në Serinë C. Një tjetër yll i gjeneratës së artë kuqezi për të cilin ka shumë interes është edhe Medon Berisha.

Kapiteni i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, por edhe kapiteni i të rinjve të Leçes, me të cilët u shpall kampion është pjesë tashmë e skuadrës së parë, por pret ende të bëjë debutimin. Lista nuk mbaron. Lista sigurisht që nuk ndalet me kaq, pasi minuta të rëndësishme po nis të grumbullojë Marvin Çuni te Frozinone, i cili ka luajtur edhe dje ndaj Fiorentinës dhe në këto 5 dalje të para ka grumbulluar 105 minuta lojë. Pastaj, ka edhe nga ata si Kristjan Asllani nga të cilët pritet më shumë, në sensin e mirë të fjalës, duke qenë se mesfushori është një futbollist i bërë tashmë, por i mungon vetëm vazhdimësia e minutazhit tek Interi.

Nuk duhet harruar as Marash Kumbulla (23 vjeç) që pritet të bëjë rikthimin e tij në fushë për Romën, pas operimit në gju… Shkurt, Shqipëria ka një luks zgjedhjesh dhe po flasim vetëm për ata lojtarë nën moshën 25- vjeçar të Serisë A, pasi nëse zgjerojmë horizontin në Angli, tek Çelsi sapo është rikthyer Armando Broja (22 vjeç) në dispozicion. Mario Mitaj (20 vjeç) te Lokomotiva e Moskës është shndërruar tashmë në një titullar të Shqipërisë, duke tregua shumë vlera, apo edhe Mirlind Daku (25 vjeç) ka ditur që të tregojë se është pjesë e rëndësishme e boshtit të Shqipërisë të paktën për 10 vitet e ardhshme, në të cilat kuqezinjve i mbetet që të synojnë vetën pjesëmarrjen në Botëror tashmë.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"