Shorti, Shqipëria për të thyer tabu në Europian/ Shtatë kombëtare s’i kemi mposhtur asnjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 23:13

Shorti, Shqipëria për të thyer tabu në Europian/ Shtatë kombëtare s’i kemi mposhtur asnjëherë

Ethet e shortit po afrojnë. Europiani i 2024-s do të ndajë ditën e shtunë më 2 dhjetor grupet e fazës finale, që është përcaktuar të nisë qershorin e ardhshëm. Vetëm pas pak ditësh, Shqipëria do të mësojë rivalët që do të ketë në grup, teksa ky është shorti i dytë për kuqezinjtë pas atij të vitit 2016.

kombwtare

Pas përfundimit të kualifikueseve, ku Shqipëria u rendit e para në Grupin E, shorti do i shohë ata në vazon e dytë nga katër të tilla. Në vazon ku ndodhet Kombëtarja, ndodhen edhe Hungaria, Turqia, Danimarka, Rumania dhe Austria, me të gjitha këto nuk mund të kemi një përballje në Europian.

Ndërkohë ajo që është interesante sa i përket precedentëve, nga vazoja e parë ku janë edhe kombëtaret favorite, Shqipëria ka bilanc negativ me të gjitha, përveç Belgjikës, ku rezulton një fitore për ne dhe një për ta. Sa i përket fitoreve, kuqezinjtë kanë arritur të mposhtin të paktën njëherë Portugalinë dhe Francën, ndërsa nuk e kanë bërë një gjë të tillë ndaj Gjermanisë, Spanjës dhe Anglisë.

Kurse në total nga të gjitha kombëtaret që përfaqësuesja mund të bjerë në grup, duhet të thyejë tabunë me Holandën, Italinë, Zvicrën dhe Skocinë, gjithmonë nëse shorti e rezervon një përballje në fazën finale të Europianit.

ASNJE FITORE

ASNJË DUEL

Tri ekipet e fundit që do të plotësojnë vazon e katërt do të mësohen nëpërmjet “Play Off-it” që do të zhvillohet në mars 2024, ku kandidatë potencialë janë Polonia, Greqia dhe Ukraina, tri ekipe që Shqipëria është përballur më parë, por nga 20 skuadrat që janë në vazot e shortit, me dy prej tyre nuk jemi përplasur të paktën një herë në gjithë historinë e Kombëtares shqiptare.

Kroacia dhe Sllovakia janë ato dy kombëtare që nuk kemi zbritur si rivalë në fushë, qoftë edhe për një takim miqësor, ndërkohë shanset janë që njëra prej tyre mund të jetë edhe në grup me ekipin e Silvinjos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"