Shorti për Champions / Pretendentët nuk e kanë koeficientin më shumë se 5, ja në cilën vazo përfundojnë shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 8:30

Shorti për Champions / Pretendentët nuk e kanë koeficientin më shumë se 5, ja në cilën vazo përfundojnë shqiptarët

E dhe këtë sezon, kam pionia e Shqipërisë do ta ketë shumë të vështirë të ketë një kundërshtar të lehtë në Champions ose të paktën të jetë te Vazoja e më të mirave. Koeficientët e Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë, tri skuadrat e para në Superiore, janë shumë të ulëta.

partizani tirana vllaznia

Të mos flasim për Egnatian e Erzenin që nuk kanë koeficientë fare. Në bazë të llogaritjeve, skuadrat tona do ta kenë të pamundur që të jenë te Vazoja e më të mirave. Koeficienti 5 sezonin e shkuar, por edhe këtë sezon, të çon te Vazoja e të dobëtave.

Jo vetëm kaq, por Tirana dhe Partizani që janë në krye në listën e 16 ekipeve të forta shohin pesë vende të zëna. Shkurt, 11 vendet e tjera të Vazos së më të fortëve zor se do të kenë hapësirë për ekipet shqiptare.

Pra, Tirana apo Partizani do ta nisin aventurën europiane nga krahu i dobët dhe me shumë mundësi kundërshtari do të jetë shumë i fortë në letër. Vjet Tirana u përball me Dudelanzhin, por për detaje të vogla nuk ia doli të kualifikohej në turin e dytë të Champions League.

PËRFITIMET – Shqipëria, edhe në sezonin 2023-2024 do të marrë pjesë me katër skuadra në Kupat e Europës. Skuadra kampione e nis aventurën europiane nga turi i parë kualifikues në Champions.

Përfituesi më i madh pa dyshim mbetet ekipi kampion, që edhe në rastin më të keq duke i humbur të gjitha përballjet i ka të sigurta 810 mijë euro.

Kjo shumë për kampionen ndahet: 260 mijë euro është shuma që merr çdo ekip kampion, por ky shpërblim zerohet në rast se klubi arrin të kualifikohet në fazën e grupeve në Champions ose në Ligën e Europës.

Më pas kampionia merr 100 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Champions. Nëse ekipi kampion eliminohet në këtë raund, kalon direkt në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Aty ekipi kampion përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë dhe në rast se eliminohet edhe në këtë tur, i bie që të marrin një bonus prej 350 mijë eurosh. Pra, minimumi i garantuar për kampionen është 810 mijë €.

1

2

3

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"