Postuar: Nëntor 7, 2022 | 15:04
Shorti në Ligën e Kampioneve, Spaleti: Jemi të kënaqur që nuk do të përballemi me PSG-në
Napoli do të përballet me Ajntraht Frankfurt në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Për këtë përballje ka folur trajneri Luçiano Spaleti.
“Çdo barazim është i vështirë në këtë nivel, megjithëse jemi të kënaqur që i kemi shmangur PSG-në. Ajntraht Frankfurt është kampioni i Ligës së Europës, i cili është kompeticioni i dytë më i madh në Europë, dhe ata janë në ngritje si ekip. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë”, përfundoi Spaleti.
PANORAMASPORT.AL
