Shorti më 18 qershor/ Nga Ferencvaroshi te Ballkani i Dajës, 15 kundërshtarët e mundshëm të Egnatias në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 21:15

Shorti më 18 qershor/ Nga Ferencvaroshi te Ballkani i Dajës, 15 kundërshtarët e mundshëm të Egnatias në Champions

Egnatia s’ka shumë kohë për të festuar. Pushimet e saj duhet të përfundojnë shpejt, sepse do të nisë aventura europiane. Skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë e para nga shqiptaret që do të zbresë në fushë për kompeticionet europiane. Më 9 ose 10 korrik luhet ndeshja e parë e turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kështu që gjithçka duhet të jetë gati.

egnatia

Më 18 qershor ndërkohë rrogozhinasit do të mësojnë emrin e kundërshtarit, pas hedhjes së shortit, ku ata bëjnë pjesë në vazon e dytë, atë të skuadrave jo favorite. Mes 15 kundërshtarëve të mundshëm bën pjesë edhe Ballkani, ekipi kampion i Kosovës, që drejtohet nga trajneri Ilir Daja. Nga kundërshtarët më të fortë të Egnatias në turin e parë eliminator janë Ferencvaroshi, Ludogorets, Karabak dhe Steaua e Bukureshtit.

KUNDERSHTARET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"