SHORTI I PLOTË I EURO 2024/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët. Dy “grupe vdekje” ku përplasen skuadrat e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 0:08

SHORTI I PLOTË I EURO 2024/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët. Dy “grupe vdekje” ku përplasen skuadrat e mëdha

UEFA ka hedhur sot në Frankfurt shortin e kualifikueseve të Euro 2024 ku skuadrat kanë njohur rrugëtimin e tyre drejt finaleve të turneut.

euro 2024

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që morën pjesë në shortin e kualifikueseve, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe u të ndanë në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Shqipëria përfundoi në Grupin E me 5 skuadra duke shmangur superfuqitë e kontinentit, ndërsa Kosova u rreshtua në Grupin I me 6 skuadra.

Dy grupet më interesantë janë ai B ku gjenden Holanda me Francën, si dhe Grupi C ku gjenden Italia me Anglinë e që do të dhurojnë përballje spektakolare.

SHORTI 

GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino

GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn

UEFA EURO 2024 GRUPET

Ora 12:25 – NIS SHORTI!

Ora 12:15 – Jurgen Klinsman dhe Karl-Hainz Ridle i bashkohen dy ish-futbollistëve italianë duke plotësuar katërshen që do të rrotullojë goglat e shortit sot duke përcaktuar rrugëtimin e skuadrave në kualifikueset e këtij turneu.

bandicam 2022-10-09 12-15-07-189

Ora 12:10 – Demetrio Albertini dhe Xhanluka Zambrota sjellin në sallë trofeun e Europianit që u fitua nga Italia në verën e vitit 2021.

bandicam 2022-10-09 12-10-57-329

Ora 12:00 Nis ceremonia në Festhalle në Frankfurt dhe gjithçka me një performancë të këngëtares gjermane Lena.

bandicam 2022-10-09 12-04-44-891

VAZOT

 vazot euro 2024

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"