Shorti i Champions/ Xhixha dhe Ismajlgeci janë rivalët e mundshëm të “demave”
Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në histori.
Pas festës, radhën e kanë pushimet, teksa ka nisur edhe plani për rrugëtimin në kompeticionet europiane, që nis me turin e parë të Ligës së Kampioneve dhe të kuqtë tentojnë kalimin e të paktën një turi, për të shkuar më pas minimalisht në “play off” të Ligës së Konferencës.
Gjithsesi, shorti është “ferr” për të kuqtë. Rivalë të mundshëm për kampionin e Shqipërisë janë skuadra si Ferencvaroshi, Karabaku i Redon Xhixhës, Sherif Tiraspoli, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit apo edhe Makabi Haifa.
Ndërkohë, emri që përcakton vazon e frikshme të rivalëve të “demave” është një mes CSKA Sofies dhe Ludogorets, që luftojnë për titullin në Bullgari.PANORAMASPORT.AL
