Shorti i Champions League në 19 qershor, ja shpresat e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 23:11

Shorti i Champions League në 19 qershor, ja shpresat e Skënderbeut

Skënderbeu synon që të përfundojë gjyqet sportive (fillimisht në KAS-in e Lozanës) pa kaluar 19 qershori. Pikërisht në këtë datë UEFA ka vendosur të hedhë shortin për turin e parë të Ligës së Kampioneve (ndeshjet e para luhen më 10-11 korrik).

skenderbeuu1-470x313

“Nuk do të përshpejtojmë asgjë. Kemi kërkuar një procedurë normale në KAS, jo të përshpejtuar. Këto janë gjëra që ne i kemi planifikuar në mbrojtjen tonë, por dashamirësit e Skënderbeut të qëndrojnë të qetë sepse ne jemi të bindur që do të marrim pjesë në Ligën e Kampioneve”, ka thënë Takaj për “Panorama Sport”.

Strategjia e klubit korçar është e qartë, pra, të detyrojë UEFA-n ta vendosë në shortin e Ligës së Kampioneve duke qenë se ka një çështje në gjykim. Mirëpo, këtu është edhe kleçka, pasi nuk përjashtohet mundësia që UEFA t’i paraprijë gjithçkaje, duke iu referuar licencimit të klubeve për Champions-in.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"