Shkumbini “in Love”, një kamerunas me stil brazilian merr drejtimin e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 20:59

Shkumbini “in Love”, një kamerunas me stil brazilian merr drejtimin e ekipit

Duhet pak dashuri edhe në futboll. Mund të mos e gjesh në Shqipëri, por mund ta gjesh në Brazil. Madje mund edhe të mos jetë fare brazilian, por një kamerunas që historinë e tij modeste në trajnim e ka bërë në Brazil.

LOVE

E kemi fjalën për trajnerin e ri të Shkumbinit, që quhet Love Kestelot. Është 41 vjeç dhe sot ka marrë drejtimin e skuadrës peqinase.

Fillimisht edhe vetë klubi ka bërë një goxha ngatërresë, sepse e ka cilësuar si brazilian kamerunasin, por më pas e kanë korrigjuar.

Love Kestelot Ndjiongang Pogne është emri i tij i plotë dhe ka punuar tek moshat e klubit të Minierosit. Kamerunasi zëvendësoi Lorenc Pashjen në krye të skuadrës.

Shkumbini ndodhet në vendin e nëntë në Kategorinë e Parë, ku deri më tani ka grumbulluar 18 pikë.

NJOFTIMI

Love Kestelot traineri i ri i SHKUMBINIT. Sot në ambjentet e Kf Shkumbinit është prezantuar trajneri Love Kestelot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"