Shkroi historinë me Atalantën, shikoni notën dhe statistikat e kapiten Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 23:31

Shkroi historinë me Atalantën, shikoni notën dhe statistikat e kapiten Gjimshitit

Atalanta triumfoi në Europa League pasi mposhti me rezultatin 3 me 0 Bajer Leverkusen në një finale të dominuar nga italianët. Ndeshjen e vendosi i vetëm Lookman me tri golat e tij. 

BERAT GJIMSHITI

Berat Gjimshiti ishte kapiten i Atalantës në këtë ndeshje, teksa zhvilloi një paraqitje të kënaqshme, duke u treguar një lider i vërtetë në fushë.  

Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 6.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa arriti të realizonte 21 pasime të sakta nga 28 në total. Gjimshiti bllokoi 2 gjuajtje të kundërshtarëve si dhe spastroi 2 herë zonën.  

sofa atalanta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"