Shkoi në Itali për të firmosur me klubin e ri, fituesi i Champions me Real Madrid arratiset natën për t’u kthyer në vendlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 0:20

Shkoi në Itali për të firmosur me klubin e ri, fituesi i Champions me Real Madrid arratiset natën për t’u kthyer në vendlindje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në Itali, ku klubi i Lekos në Serinë B, ishte shumë pranë firmës me një emër të njohur në futbollin europian. Portieri spanjoll Kiko Kasija, i cili në karrierën e tij ka qenë edhe pjesë e Real Madrid, ishte gati t’i bashkohej skuadrës së Serisë B, por është larguar më pas në mënyrë të mistershme.

casilla_tercera_champions_copia

Portieri i cili ka fituar tre herë Ligën e Kampioneve me madrilenët, tashmë në moshën 37-vjeçare, udhëtoi të mërkurën në darkë drejt Italisë dhe pritej që të enjten të kryente vizitat mjekësore dhe të firmoste si lojtar i lirë, meqë ishte pa skuadër.

Por mediat italiane kanë zbuluar se ai ka marrë një vendim të papritur. “Gjatë drekës së të enjtes, ai është larguar në mënyrë të papritur nga dhoma e tij në hotelin ku ishte akomoduar dhe ka shkuar në aeroportin më të afërt. Ai ka kaluar gjithë natën në aeroport, në pritje të fluturimit të parë drejt Spanjës, duke u kthyer të nesërmen në mëngjes në vendlindje. Shpjegim i 37-vjeçarit se nuk ishte gati për t’u kthyer në fushë, nuk ka bindur drejtuesit e klubit të Serisë B që kanë mbetur të shtangur nga veprimet e tij”, shkruajnë mediat italiane rreth kësaj ngjarje të pazakontë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"