Shkëndija fiton me U-17, Laçi i kthen reston me U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2014 | 11:26

Shkëndija fiton me U-17, Laçi i kthen reston me U-19

LaciiiJanë zhvilluar të mërkurën në Laç ndeshjet e prapambetura të kampionatit të Kategorisë Superiore për U-17 dhe U-19. Paratërinjtë kurbinas nuk ia kanë dalë dot me Shkëndijën e Durrësit, pasi kanë humbur me rezultatin 2-3. Vendësit u gjetën shumë shpejt në disavantazh, teksa Uka shënoi fillimisht për miqtë dhe më pas sulmuesi Shytermeja thelloi shifrat në 0-2. Në fundin e pjesës së parë është Jushi që ngushton rezultatin, e më pas Stojani shënon golin e barazimit. Gjithsesi kurbinasit nuk arritën të marrin pikë nga ky takim, pasi Shytermeja arriti të gjente golin e tretë dhe të fitores për Shkëndijën. Ndërkohë, për të rinjtë Laçi ka mundur Shkëndijën e Durrësit, 2-0. Golin e parë e ka shënuar Kolaj, ndërsa kapiteni Lleshi ka vulosur triumfin.

U-17
Laçi – Shkëndija e D. 2-3
GOLAT: Jushi 38′, Stojani 57’/ Uka 9′, Shytermeja 19′, 71′
LAÇI: Haxhiu, Yzeiraj, Lika, Beqiri, Balozi, Gjoni, Mërdhoqi, Stojani, Bushpepa, Jushi, Doçi. (U aktivizuan: Përgjoka, Bardhi). Trajner: E.Syziu
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Shala, Xhakolli, Pepkolaj, Ajdini, Shytermeja, Uka, Kutrolli, Përgjoni, Frroku, Ferruku. (U aktivizuan: Cane, Torra). Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: I.Myrtja, B.Dragusha, J.Podgorica (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Mërdhoqi/ Uka, Kutrolli, Ferruku

U-19
Laçi – Shkëndija e D. 2-0

GOLAT: Kolaj 24′, M.Lleshi 85′
LAÇI: Halili, Kolaj, Bruka, Veseli, Lleshi, Bardhi, Kërtulla, Laska, Lepuri, Kabali, Kalthi. (U aktivizuan: Prenga, Kola, R.Veseli). Trajner: E.Syziu
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Kastrati, Behari, Sulmataj, Shkëmbi, Deliallisi, Pepa, Bajrami, Çyrbja, Matmuja, Vishkulli, Hënza. (U aktivizuan: Xhakoni, Xhakolli). Trajner: A.Kërçova
GJYQTARË: B.Dragusha, I.Myrtja, J.Podgorica (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Laska/ Bajrami

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"