Shkëndija bën “pazar” te Dinamo e Kievit, tetovarët huazojnë mesfushorin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 22:10

Shkëndija bën “pazar” te Dinamo e Kievit, tetovarët huazojnë mesfushorin 20-vjeçar

Shkëndija rikthen në formë huazimi nga Dinamo Kievi, futbollistin Reshat Ramadanin. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.  

ramadani

Mesfushori 20-vjeçar do kontribuojë për tetotvarët deri në fund të sezonit, teksa më pas do të rikthehet te klubi ukrainas. 

Vlen të theksohet se Ramadani është rritur te Shkëndija dhe vitin e kaluar u transferua te gjigantët e Dinamos së Kievit. 

Megjithatë të premten, pas miqësores mes Dinamos së Kievit dhe Shkëndijës, klubi tetovar arriti marrëveshjen me ukrainasit për të marrë në huazim Ramadanin deri në fund të sezonit.  Me fanellën e Dinamos së Kievit, Ramadani regjistroi 3 ndeshje në Premier Ligën ukrainase.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"