Shkëlqim Muça, shef klubi te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2015 | 12:18

Shkëlqim Muça, shef klubi te Partizani

mucaPartizani dhe Tirana njihen si dy klube rivale, por antagonizmi i tyre më shumë funksionon si legjendë urbane, pasi në realitet të dy klubet japin e marrin me njëri-tjetrin, ose thënë ndryshe nuk ia dalin pa njëri-tjetrin.

Shkëlqim Muça parashikohet që të jetë ura e fundit lidhëse mes dy klubeve të kryeqytetit, pasi ish-trajneri dhe zyrtari i Tiranës pritet që të emërohet shefi i klubit shumësportësh “Partizani”. Ky funksion është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, kështu që emërimi i Muçës shikohet si punë ditësh.

Këtë detyrë që pritet ta marrë Shkëlqim Muça në krye të klubit të kuq, kohë më parë e ka ushtruar edhe një tjetër ish-përfaqësues i Tiranës, mjeshtri i shtangës, i ndjeri Mirjan Hakani. Deri para disa javësh, Muça ishte trajneri i bardhebluve, por pas mungesës së rezultateve presidenti Refik Halili vendosi që ta zëvendësonte me ish-trajnerin dinamovit, Ilir Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"