Shkëlqeu në finalen ndaj Pogradecit, heroi Kurbneshi: Goli për trajnerin Bubeqi, falë tij kemi këtë karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 21:35

Shkëlqeu në finalen ndaj Pogradecit, heroi Kurbneshi: Goli për trajnerin Bubeqi, falë tij kemi këtë karakter

Kurbneshi ishte ai që i dha shpresë Burreli. E shfrytëzoi atë penallti dhe barazoi shifrat, duke futur në lojë matjanët për shpëtimin. Sulmuesi ia dedikon golin trajnerit, pasi falë tij kanë grintën dhe karakterin e hekurt.

kurbneshi

“Golin ia dedikoj Dorian Bubeqit. Burreli kishte nevojë për një trajner me grintë e karakter të hekurt si ai. Uroj që fitorja e sotme (dje) t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen që përjetoi pak kohë më parë. Rreziku që përjetuam, na dha një mësim të mirë. Sezonin e ardhshëm duhet të mos i lëmë zgjidhjet për në fund.

E përsëris, jam shumë i lumtur që e fituam me meritë këtë takim dhe siguruam mbijetesën në Kategorinë e Parë”, përfundoi Kurbneshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"