Shkëlqeu me dygolësh ndaj Andorrës, Muçi: Duhet të jemi më altruist, ndaj Sllovenisë do të jetë ndeshje më e hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 22:15

Shkëlqeu me dygolësh ndaj Andorrës, Muçi: Duhet të jemi më altruist, ndaj Sllovenisë do të jetë ndeshje më e hapur

Sulmuesi Ernest Muçi shkëlqeu pasditen e sotme duke shënuar plotë dy herë në fitoren 2-0 të Shpresave ndaj Andorrës e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve.

muci

Pas ndeshjes, Muçi foli për ‘Panorama Sport” për formën që po kalon, Legian si dhe sfidën e radhës me Slloveninë duke u shprehur:

Ndeshja: “Luftuam shumë në këtë ndeshje që nga fillimi, Andorra na ka hapur probleme gjithmonë. Duhet të shënojmë gola që në fillim, të jemi më altruist. Besoj ekipi u paraqit mirë, dhe pse fusha nuk ishte e mirë dhe kishte shumë shi. Besoj se me Slloveninë do të jetë më e fortë dhe besoj do të kemi më shumë raste dhe të arrijmë të dalim më shumë herë para portës”.

Kombëtarja A: “Çdo njeri ka objektivat e veta, nuk është se nuk do të jemë atje një ditë. Më e mira është të jap më të mirën këtu, shokët i kam këtu, më e mira është të luaj këtu se sa të qëndroj atje, besoj se çdo gjë vjen me kohën më e mira është të stërvitem dhe të punoj fort”.

Legia: “Të them të drejtën te Legia jemi në ekip shumë i mirë, luajmë në Ligën e Europës jemi në vend të arë në grupin tonë, janë shumë ndeshje dhe shumë mundësi për të luajtur. Jam me Çelhakën dhe Kastratin ekipi na ka pritur shumë mirë, nuk ka haëtrmbetje me askënd, trajneri i jep mundësi të gjithë dhe besoj se ky sezon do të jetë shumë i mirë”.

Sllovenia: “Ndaj Sllovenisë do të jetë ndeshje më e hapur, ata do të sulmojnë dhe ne do të kemi mundësinë të dalim para. Duhet të mbrohemi mirë, të dëgjojmë trajnerin se çfarë do të thotë, dhe besoj se loja do të dale osë në fillim osë në fund, duhet t’i marrim tre pikët pasi janë shumë të rëndëishme për ne”, u shpreh sulmuesi.

VLADIMIR MEMA / PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"