Shkeli fanellën e Meksikës, kampioni i Botës në boks kërcënon Mesin: Të lusë Zotin që të mos më dalë para…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 16:25

Shkeli fanellën e Meksikës, kampioni i Botës në boks kërcënon Mesin: Të lusë Zotin që të mos më dalë para…

Festimet e Argjentinës në dhomat e zhveshjes pas fitores me Meksikën ishin të dokumentuara edhe në rrjetet sociale me anë të videove të shumta dhe në njërën prej tyre shfaqej një fanellë e Meksikës në tokë e cila shkelmohej dhe shkelej nga Lionel Mesi.

dddddddddddd

Për këtë ka ardhur edhe reagimi i boksierit meksikan Kanelo Alvarez, që ka kërcënuar direkt Lionel Mesin. Kampioni i botës ka qenë mjaft i ashpër në reagimin e tij ndaj atij veprimi.

“Pashë Mesin që po fshinte dyshemenë me ngjyrat tona, me fanellën tonë. Bën mirë t’i lutet Zotit që të mos e përballë me mua”, ishte postimi i tij në rrjetet sociale.

dddddddd

Pas kërcënimit të boksierit kanë qenë të menjëhershme reagimet e ish-lojtarëve Aguero e Fabregas, që i kanë shpjeguar boksierit se fanellat hidhen në dysheme pas çdo ndeshjeje futbolli për t’u larë më pas nga stafi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"