Shkarkimi i papritur i Nagelsman, Bajerni u “detyrua” ta zëvendësonte pas “kërcënimit” nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 11:58

Shkarkimi i papritur i Nagelsman, Bajerni u “detyrua” ta zëvendësonte pas “kërcënimit” nga Reali

Bajern Mynih ka prezantuar Tomas Tuhel si trajnerin e ri, në një lëvizje aspak tipike për bavarezët, në mes të një sezoni ku skuadra është në garë për tre trofe të mundshëm. Largimi i Julian Nagelsman ka qenë si një “rrufe në qiell të hapur”, pasi zakonisht një lëvizje kaq e bujshme bëhet në fund të edicionit.

tuhel nagelsman

Sipas “The Mirror”, drejtuesit bavarezë e kishin menduar me kohë këtë lëvizje, por janë detyruar që të shpejtojnë pasi shihnin një kërcënim konkret nga Totenhemi dhe Real Madrid. Totenhemi kishte filluar të kontaktonte me Tuhel për të zëvendësuar Antonio Konten, që në fundin e këtij sezoni apo në fillimin e atij pasardhës. E njëjta situatë edhe me Real Madrid, që po kërkon një pasardhës për Karlo Ançelotin i cili pritet të ulet në stolin e Brazilit.

Si rrjedhojë, u bë lëvizja në pauzën e vetme që kishte mbetur deri në fundin e sezonit, për t’i dhënë kohën Tuhel që të përshtatet pak me ambientin te Bajerni dhe për të amortizuar sa më shumë efektin e shkarkimit të Nagelsman deri në rikthimin në aktivitet të klubit.

PANIORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"