Shitjet rekord nga Superiorja, Skuka krah Olainkës dhe Latifit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 20:28

Shitjet rekord nga Superiorja, Skuka krah Olainkës dhe Latifit

Shitja e Skukës nga Partizani te Metzi në Francë për shifrën fillestare të 1 milion eurove, na bën të gjithëve të “shpluhurosim” librat e rekordeve. Gjithsesi, duhet thënë se Skuka për momentin nuk e ka thyer rekordin e Peter Olainkës, i cili u shit për 1.1 milionë euro nga Skënderbeu te Gent në Belgjikë në vitin 2016.

skuka11

Por kushtet e kontratës së shitjes së dibranit i japin mundësi të mëdha Skukës, që në të ardhmen të thyejë edhe këtë rekord, pasi Partizani ka edhe 20% të kartonit të dibranit, si dhe mund të përfitojë edhe 300 mijë euro në rast se Metz kualifikohet në Ligën 1 në sezonin e ardhshëm. Aktualisht Skuka renditet i dyti, së bashku me Liridon Latifin, i cili është shitur për 1 milion euro nga Skënderbeu tek Akademia Pushkash në vitin 2017.

Më pas vjen një tjetër shitje e Skënderbeut, që shiti Kristal Abazajn për 750 mijë euro tek Anderleht në 2018-ën. Sindrit Guri, nga ana tjetër, është shitja më e shtrenjtë e historisë së Kukësit për plot 710 mijë euro tek Ostende. Më pas vijnë Mervej dhe Muçi të Tiranës, që u shitën nga 650 mijë euro te Getafe dhe Legia e Varshavës.

SHITJET

PANORAMASPORT.AL