Shihej si zëvendësuesi i Leo Mesit te Barça, gjigantët e Premier Ligës në garë për talentin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2023 | 9:41

Shihej si zëvendësuesi i Leo Mesit te Barça, gjigantët e Premier Ligës në garë për talentin spanjoll

Ansu Fati ishte një nga talentet më premtuese te Barcelona dhe pas largimit të Leo Mesit mori numrin 10, pasi shiheshe si zëvendësuesi i denjë i argjentinasit. Por dëmtimet e shumta nuk e lejuan atë që të nxirrte potencialin që kishte.

ansu fati

Gjithsesi duket se për të në garë ndodhen ende klube të mëdha europiane.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Arsenali, Mançester Junajtid dhe Liverpul kërkojnë shërbimet e 20-vjeçarit spanjoll.

Ende nuk dihet nëse Barcelona do ta lërë të lirë djaloshin ose jo, por duket se është e gatshme që të dëgjojë ofertat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"