SHIFRAT/ Vetëm 7 fitore në 19 ndeshje, Milani vuan shumë përballë “big”-ëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 12:16

SHIFRAT/ Vetëm 7 fitore në 19 ndeshje, Milani vuan shumë përballë “big”-ëve

Nuk është një Milan për ndeshje të mëdha. Këtë, të paktën, thonë shifrat sezoni 2023-24. Ka disa frenime për skuadrën kuqezi në përplasjet direkte, duke pasur parasysh edhe Champions-in. Të dhënat thonë 7 fitore dhe po aq humbje në 18 ndeshje. 4 barazime.

roma milan

Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe në disa raste ka pasur rrethana veçanërisht fatkeqe dhe në periudha në të cilat shpeshtësia e lëndimeve ka pasur një ndikim të madh. Ashtu si në rastin e humbjes ndaj Romës, një tjetër ndeshje ku qasja ishte krejtësisht i gabuar ishte derbi në fazën e parë: goli i Mkhitarianit pas 5 minutash përmbysi plotësisht planet e kuqezinjve, të shtangur nga goli i dytë që erdhi para pushimit. Humbja e së enjtes nga Roma, megjithatë erdhi në mënyra të ndryshme, është edhe disi pjellë e derbit. Ose, më mirë i të gjitha ndeshjeve të humbura kundër Interit. Këtë e pati pohuar edhe Daniele de Rosi që kishte parë më vëmendje se si Inzagi e ka paketuar Piolin me gjithë krahun e tij të majtë.

RASTE TË HUMBURA – Ishte një natë tmerresh edhe në Paris, ku skuadra kuqezi vinte nga një periudhë e dobët dhe madje edhe në “Parc des Princes” zinxhiri i krahut të majtë u kritikua veçanërisht për kontributin e tij shumë nën potencial. Qasja në atë rast nuk ishte e gabuar, por pas golit të Mbapesë, Milani u shkri si akulli në diellin e korrikut. Në sfidën e kampionatit kundër Juves, miqtë gjetën një fitore të pistë dhe me fat, me ndeshjen e ndikuar nga përjashtimi i Çaut në pjesën e parë. Problemet e personelit ishin tashmë të dukshme dhe dëshmia më e fort ishte prania messhtyllave e Antonio Mirantes, i cili kishe munguar në Serinë A që nga prilli 2021.

Gjithçka që mund të shkojë keq shkon edhe më keq me Dortmundin, nga penalltia e humbur nga Zhiru e deri tek ajo e realizuar menjëherë më pas për gjermanët nga Rojsi. Duke folur për emergjencën, atë mbrëmje kuqezinjtë humbën Çau në ndeshje e sipër, me Piolin që u detyrua të përdorte Kruniçin si qendërmbrojtës. Dy humbje pafat edhe kundër Atalantës. Njërame gol të pësuar në minutën e95-të, tjetri për një penallti qënuk u dha në sekondën e fundit. Në Kupën e Italisë faji i rëndë është ulja e përqendrimit menjëherë pas golit të parë.

SA PAK GËZIME – Fitoret, kur erdhën, ishin thuajse të gjithabindëse me përjashtim ndoshtatë ndeshjes së kthimit kundër Lacios. Një skuadër që lejohet të shprehë futbollin e saj dhe ebën këtë me estetikën më tëmadhe madje siç u pa kundër Napolit. Duke lënë mënjanënRomën e Murinjost, ajo kuqezi është dukur gjithmonë si njëskuadër që synon të luajë hapur. Madje edhe barazimet janë rezultat i ndeshjeve ku ata që kanëmë shumë keqardhje janë pikërisht lojtarët e Piolit. Në këtokushte, Milani duhet tëshpresojë të mos përballet meekipe italiane në kupat europiane për vitet e ardhshme. Dalja nga skena e Romës është edyta radhazi në turnetë e UEFAs.

Fitorja e fundit në një derbi italian daton në 12 prill 2023, kur në “San Siro” kuqezinjtëmundën Napolin për ndeshjen eparë çerekfinale të Ligës sëKampionëve. Pjesa tjetër etablosë mbylle me katër humbje(2 ndaj Interit e 2 ndaj Romës) në dy sezonet e fundit.

shifra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"