Sherri te vajzat, drejtoresha e Tiranës: Si më goditi në qafë Lazer Matija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 22:05

Sherri te vajzat, drejtoresha e Tiranës: Si më goditi në qafë Lazer Matija

Dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh moshë dhe gjini dhe absurdi më i madh shkon kur ngjarje të tilla ndodhin te futbolli i femrave, pikërisht në ditën ndërkombëtare kund dhunës ndaj grave. Skenat e shëmtuara bënë që ndeshja e ditës së shtunë mes skuadrave të femrave TIRANA-Vllaznia, të ndërpritej dhe pamjet e dhunës po bëjnë xhiron në rrjetet sociale dhe sigurisht janë një kambanë alarmi për të ardhmen.

Edonisa-Aliu-750x435

Drejtoresha sportive e klubit të femrave të Tiranës, Edonisa Aliu, e pranishme në studion e RTSH, ka dhënë versionin e saj të dhunës së ndodhur në ndeshjen Tirana-Vllaznia.

“Unë jam dhunuar dhe kam pranuar të vij këtu në studio, ndërsa presidenti i Vllaznisë nuk ka pranuar të vijë, po i ikën të vërtetës. Kam 12 vite që merrem me futbollin e femrave, por nuk kam përjetuar kurrë një ngjarje të tillë. Atë ditë jemi dhunuar. Është fakt që mediat e kanë perceptuar ndryshe, se zënka ka nisur mes futbollisteve, por nuk është e vërtetë. Jam dëmtuar në qafë dhe në shpinë nga goditjet e njëpasnjëshme të Vllaznisë”.

“Ndodhi një faull për Vllazninë dhe ne reaguam, sepse kemi të drejtën tonë të reagojmë. Po shikoja ndeshjen dhe për një moment marr një goditje nga presidenti i Vllaznisë. Në atë situatë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Më pas filloi rrëmuja, kam pësuar goditje të njëpasnjëshme nga presidenti dhe stafi i tij. Jam shumë e pikëlluar që për herë të parë dal në një studio televizive në Shqipëri dhe flas për dhunën ndaj femrave”.

“Si për ironi të fatit ishte dhe dita kundër dhunës ndaj grave. Jam shumë e pikëlluar nga kjo ngjarje dhe shpresoj që të ngrihet zëri që të mos ndodhë më një gjë e tillë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"