Sherri i tifozëve gjatë derbit Tirana-Partizani, policia arreston 4 persona dhe shpall dy të tjerë në kërkim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 13:40

Sherri i tifozëve gjatë derbit Tirana-Partizani, policia arreston 4 persona dhe shpall dy të tjerë në kërkim

Sfida midis Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” solli një përplasje të fortë mes tifozëve në fundin e takimit në shkallët e stadiumit. Policia e Tiranës raporton se katër persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

MixCollage-04-Dec-2023-01-35-PM-8414

“Në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin “Air Albania”, Policia e Tiranës, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, mori një sërë masash duke koordinuar punën me Federatën, ekipet dhe grupimet e tifozërive. Gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme. Deri tani janë arrestuar 4 shtetas: D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, njëri prej tyre 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”,  “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të veprime të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportive”, thotë policia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"