Shënon Plaku, Korabi gjen fitoren e kthesës për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 14:10

Shënon Plaku, Korabi gjen fitoren e kthesës për mbijetesën

Dueli mes Korabit dhe Flamurtarit ishte një “finale” e mirëfilltë për dibranët, të cilët nuk kishin luksin të lonn pikë rrugës. Dibranët e trajtuan si të tillë dhe morën atë që deshën, ndaj një rivali shumë të vështirë dhe të komplikuar .

flamurtari korabi

Pjesa e parë

Pritej një dominim absolut i Flamurtarit, që ka qenë në një formë më të mirë në javët e kaluara. Vlonjatët kishin më shumë qarkullimin e topit, por rastet më të mira për të shënuar i krijoi Korabi me anë të Sebino Plakut. Ky i fundit iu afrua ndjeshëm golit në dy raste, si në fillimin e pjesës së parë, ashtu edhe në fund të 45 minutave, por pa arritur të kalojë portierin Frashëri, duke e falur këtë të fundit sidomos në rastin e dytë kur i shpëtoi topi nga duart.

Pjesa e dytë

Plaku korrigjoi shënjestrën e tij në pjesën e dytë, kur pas më pak se 20 minutash, gjeti rrugën e rrjetës duke ndëshkuar Frashërin pas një tjetër gabimi të portierit të vlonjatëve. Më pas, Flamurtari provoi në të gjitha mënyrat që të shënonte golin e barazimit, por Korabi u tërhoq dhe administroi këtë rezultat të ngushtë që gjithsesi i mundëson të fitojnë pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Korabi-Flamurtari 1-0

64′ Plaku

Korabi: Vujadinoviç, Prifti, Sheta, Çela, Peposhi,  Mziu (89′ Jubani), Zefi, Prençi, Kaja, Nexhipi (89′ Nako), Plaku

Trajner: Gerd Haxhiu

Flamurtari: Frashëri, Kuqi, Berisha, Veliu, Rniç, Dushku (67′ Llambi), Telushi, Shehaj, Galiç, Alvesh, Bushiç

Trajner: Gentian Mezani

KV: Mziu, Sheta / Alvesh

KK: Sheta

Gjyqtar: Olsi Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"