Shënojnë vetëm sulmuesit, Dinamo “fanatike” me golat/ Zbuloni futbollistin më të aktivizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 23:01

Shënojnë vetëm sulmuesit, Dinamo “fanatike” me golat/ Zbuloni futbollistin më të aktivizuar

Trajnerët ndryshojnë dhe kanë filozofinë e tyre të lojës, preferencat e tyre për lojtarë të veçantë. Te Dinamo e këtij sezoni deri tani kanë punuar dy trajnerë, Luixhi di Biaxho dhe Dritan Mehmeti, dhe formacionet kanë ndryshuar, por si në çdo skuadër janë edhe ata që sot në futboll quhen “senatorë”.

DINAMO

Të tillë te blutë janë emra si Behiratçe, Hoxha, Albion Marku, Denison, Zabërgja e ndonjë tjetër.

BRAZILIANI

Në krye të këtij grupi qëndron lojtari brazilian, i cili është edhe mbreti i minutave në këto 12 ndeshje. I vetmi lojtar me më shumë se 1000 minuta, saktësisht 1050 minuta. Denison i ka filluar të gjitha ndeshjet titullar dhe deri tani ka shënuar 3 gola. Është një lojtar që duket se ka krijuar një lidhje të fortë me Dinamon, ku luan sezonin e tretë.

Sulmuesi 25-vjeçar qëndroi edhe në Kategorinë e Parë për të treguar se sa vlen, si dhe për të ndihmuar skuadrën të rikthehet në elitë me golat e tij. Ai është lojtari më i aktivizuar në 12 javë kampionat, Behiratçe edhe Zabërgja kanë nga 11 ndeshje, sepse janë ndalur nga kartoni i kuq që kanë marrë respektivisht ndaj Laçit dhe Vllaznisë.

Albion Marku ka munguar vetëm në një ndeshje për shkak dëmtimi. Nga 12 ndeshje te kryeqytetasit kanë edhe Lorran e Kaçorri, por disa herë e kanë nisur nga stoli, prandaj dhe janë prapa me minuta. Sa i takon portës, ku zakonisht aktivizohet lojtari me më shumë minuta, Di Biaxho preferonte Rexhepin, kurse Mehmeti Salin.

Me italianin kishin hapësirë edhe Krasniqi e Prodani, me Mehmetinkanë luajtur më shumë Mija e Allmuça, por edhe Lorenco Vila. Duhet theksuar se disa zgjedhjejanë diktuar edhe nga mungesat për shkak dëmtimesh dhe kartonësh, që Dinamos nuk ijanë ndarë gjatë kësaj kohe.

GOLAT

Blutë duket se këtë sezon janëshumë ‘fanatikë’ sa i takonraportit me golin. Kanë shënuar 13 gola në 12 ndeshje dhe përjashtim bën vetëm dopieta e Indrit Prodanit ndaj Kukësit. Nga mbrojtësit dhe mesfushorët e tjerë, nuk ka shënuar askush.

5 LOJTARET ME TE AKTIVIZUAR

Të gjithë golat e tjerëjanë shënuar nga sulmuesitdhe konkretisht 4 nga Kaçorri, 3 nga Denison, 2 nga Zabërgja dhe nga 1 gol kanëshënuar Bardi dhe Vila. Është pozitive që shënojnë sulmuesit, por sa më shumë lojtarë të gjejnë rrugën e rrjetës, aq mëmirë është për një skuadër. Ndoshta mbrojtësit dhe mesfushorët i kanë ruajtur golat për pjesën në vazhdim të kampionatit, ku Dinamo shpreson qëtë lërë sa më parë fundin e tabelës dhe t’i afrohet 4-shes së parë.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"