Shënoi penalltinë e fundit në finalen e Katarit, kampioni i Botës me Argjentinën akuzohet për përdhunim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 10:00

Shënoi penalltinë e fundit në finalen e Katarit, kampioni i Botës me Argjentinën akuzohet për përdhunim

Kampioni i Botës me Argjentinën, Gonzalo Montiel, akuzohet për përdhunim nga një modele në festën e ditëlindjes së tij.

montiel

Siç bëjnë me dije mediat në Argjentinë dhe Spanjë, 26-vjeçari është bërë protagonist në një ngjarje të pakëndshme më 1 janar 2019.

Mbrojtësi, i cili shënoi dhe penalltinë e fundit në Botërorin e Katarit për t’i dhënë Argjentinës Kupën e Botës, pritet të merret në pyetje nga prokuroria argjentinase së shpejti.

Siç ka theksuar avokati i viktimës, e cila mendohet se është një modele, tentativa për përdhunim ka ardhur nga Montiel së bashku me një grup shokësh, gjatë kohës që ai luante për River Plejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"