Shënoi ndaj Maliqit, Benito Çulli: Luftëtari i shkarkon të gjitha “bateritë” në 3 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 15:01

Shënoi ndaj Maliqit, Benito Çulli: Luftëtari i shkarkon të gjitha “bateritë” në 3 ndeshjet e fundit

Benito Çulli, me golin e shënuar në minutën e 18-të nga pika e bardhë e  penalltisë, shtroi rrugën e fitores bindëse 4-0 të Luftëtarit kundër  Maliqit. Ky takim u zhvillua në Gjirokastër dhe ishte i vlefshëm për javën e 19-të  të Grupit B.

benito culli luftetari

Për “Panorama Sport”, autori i 6 golave të shënuara, i cili dy ditë më parë festoi 24 vjetorin e lindjes,  për golin e shënuar dhe peshën që mbartin tri përballjet e mbetura tha: “Ishte një gol i rëndësishëm, që na çliroi psikologjikisht dhe na ndihmoi për të fituar ndeshjen me rezultat të pastër. Tani jemi të fokusuar te ndeshja me Orikumin.

Të gjitha ‘bateritë’ do i shkarkojmë në tri javët e fundit, me projeksion ngjitjen në Kategorinë e Parë”.  Luftëtari pas javës së 19-të mban vendin e dytë në klasifikim me kuotën e 44 pikëve, një më pak sesa Pogradeci kryesues. Oriku, kundërshtari i radhës për bluzinjtë renditet i katërti me 28 pikë.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"