Shënoi golin e parë me Liverpulin, 18-vjeçari Dens: Mu duk vetja si nëpër filma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 20:55

Shënoi golin e parë me Liverpulin, 18-vjeçari Dens: Mu duk vetja si nëpër filma

E ka quajtur një mbrëmje si nëpër filma. Sulmuesi i Liverpulit, Xhejdën Dens, i cili shënoi një dopietë në fitoren 3-0 ndaj Sauthemptonit në Kupën FA, e cila i vendosi “reds”-at përballë Junajtidit në çerekfinale, u vlerësua si një snajper nga trajneri Jyrgen Klop pas golave të tij të parë me fanellën e kuqe në “Anfield”.

TELEMMGLPICT000368528214_17091574936870_trans_NvBQzQNjv4BqfMw6kbPH-nkj-MKUTXYQ8TLP6gWg5PgZx8Cx3iIp88Y

“Unë nuk mund të mos jem më i lumtur se sot. Kjo është dita më e bukur e jetës time. E kam ndjekur Liverpulin që kur kam qenë një fëmijë i vogël dhe të shënosh përpara tribunës ‘Kop’ është më shumë se një ëndërr. Nuk mund të isha më i lumtur.

Në finalen e Kupës Karabao kisha disa raste për të shënuar, por erdha në këtë ndeshje duke menduar: ‘fute brenda rastin e radhës’. Nuk mund ta përshkruaj emocionin e të festuarit përpara tribunës së kuqe. Është një ëndërr e bërë realitet. Gjëja e parë që mendova është të rrëshqas me gjunjë. Ishte si nëpër filma”, tha 18-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"