Shënoi golin e katërt në derbi, Omeri: Apolonia ka grup kompakt, kjo na bën edhe më të fortë në “play off”
Stefano Omeri ishte një nga autorët e golave të Apolonisë dhe pas suksesit në derbi për “Panorama Sport” u shpreh: “Jam i kënaqur për golin e shënuar në derbi dhe mbi të gjitha për fitoren e thellë ndaj Bylisit.
Bëmë ndeshjen më të mirë të mundshme, duke parë edhe kundërshtarin që kishim përpara. Një pjesë e parë e mirë, menaxhuam gjithçka si duhet, ndërsa në të dytën shpërthyem me gola. Treguam se kemi shumë cilësi dhe potencial për të shprehur dhe e bëmë më së miri në këtë ndeshje derbi.
Kemi disa javë që po prodhojmë shumë futboll të bukur, por për fat të mirë këtë herë na u shpërblye me fitore të pastër. Jemi një grup shumë kompakt dhe kjo na bën edhe më të fortë në “play off”, ku luhet gjithçka për gjithçka”.
HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"