Shënim i “Panorama Sport”/ Të luash titullin në Rrogozhinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:22

Shënim i “Panorama Sport”/ Të luash titullin në Rrogozhinë…

Të luash një ndeshje titulli në Rrogozhinë si skuadër pritëse, sepse në “Air Albania” do të bëhet një koncert, kjo është një tjetër “shpikje” në kampionatin shqiptar. Dhe të jemi korrektë: për këtë Tiranës nuk ia ka fajin as arbitri dhe as Partizani. Përgjegjësit kryesorë janë drejtuesit e klubit, që nuk mirëmbajnë stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”.

ace25d8e-ae52-4b2c-8c63-934494bc643c

Ose nëse dikush i pengon ta mirëmbajnë dhe të investojnë aty se do të ndërtohen stadiume me kulla në të ardhmen, atëherë të paktën t’ia thonë hapur opinionit publik dhe tifozëve të tyre. Dhe pa dyshim ka përgjegjësi edhe FSHF-ja që duket sikur jeton mbi re, sepse nuk i bën përshtypje që ka qytetet më të mëdha të Shqipërisë jashtë elitës, por ka edhe luksin të spostojë Tiranën, Partizanin dhe Dinamon jashtë kryeqytetit sa herë që do të bëhen mitingje politike apo ndonjë koncert tallava në “Air Albania”.

Problemi është që këtu asnjë nuk flet, as Tirana. Këtu flet vetëm kjo gazetë dhe ndonjë gazetar ende i pakapur nga ata “lart”. Për “optimistët” ky është një tjetër kampionat spektakolar, ndërsa për realistët, ky nuk ndryshon nga shumica e atyre të dekadave të fundit…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"