Shën Valentin i hidhur te PSG, Mbape i komunikon “divorcin” Al Khelaifit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 21:58

Shën Valentin i hidhur te PSG, Mbape i komunikon “divorcin” Al Khelaifit

Kilian Mbape ishte protagonist duke tundur rrjetën në natën e Shën Valentinit në Paris, në ndeshjen që klubi i PSG luante kundër Real Sociedad. Por ky ka qenë një Shën Valentin i hidhur për klubin francez, pasi kjo mund të jetë ndër herët e fundit që shohin sulmuesin të gëzojë në arenën më të rëndësishme europiane me fanellën e tyre të veshur.

al khelaifi mbape

“RMC” dhe “The Athletic” kanë zbuluar nga burime pranë klubit francez se Mbape ka respektuar plotësisht paktin që kishte bërë me presidentin Naser Al Lhelaifi dhe para se të luhet kjo sfidë e parë e fazës me eliminim direkt në Champions, ka komunikuar zyrtarisht vendimin për largimin e tij në fund të sezonit.

Palët kishin arritur prej kohësh këtë akord, në mënyrë që të mos kthehej përsëri në një telenovelë si dy vite më parë. Kështu, Mbape ka bërë zyrtar vendimin e tij për t’u larguar nëpërmjet komunikimit me presidentin i cili nuk ka arritur ta bindë që të rinovojë.

Tashmë pritet që lajmi të bëhet zyrtar nga palët edhe publikisht, ashtu si edhe të mësohet se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit i cili është prej kohësh në negociata me Real Madrid por nuk ka ende një akord financiar me madrilenët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"