Shehi ia lë stafetën zëvendësit pas humbjes, Karapici: Nuk kemi dyshime për ekipin, mos u alarmoni është vetëm fillimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 21:44

Shehi ia lë stafetën zëvendësit pas humbjes, Karapici: Nuk kemi dyshime për ekipin, mos u alarmoni është vetëm fillimi

Humbja me Laçin ka lënë pa fjalë edhe trajnerin Orges Shehi, kështu që pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN” u prononcua zv.trajneri Artan Karapici. Krahu i djathtë i Shehit nuk la të kuptohet që ka pasur mosimpenjim nga ekipi dhe sipas tij rezultati nuk është pasqyrë e vërtetë e lojës.

bandicam 2023-10-03 16-21-36-958

Çfarë nuk po shkon me Tiranën?

Mendoj se është fillimi i kampionatit dhe një kampionat që nis me oshilacione ka kohë për reflektim. Në fillim u fol për një ekip kampion, që realisht është i till. Nuk ka gjë për tu alarmuar. Ndaj duhet të fokusohemi te humbja e sotme që po të shikosh rezultatin thuhet se çfarë ka ndodhur. Por në fushë, ishte tjetër gjë.

Ndeshja?

Hapësirat për kundërshtarin u krijuan pas minutës së 80-të ku synuam që të barazonim dhe fitonim. Ndaj lamë hapësira prapa dhe  Laçi i shfrytëzoi dhe meriton përgëzime për këtë.

A konstatuat të paktën mosimpenim në fushë nga lojtarët e Tiranës?

Mos impenjim në fushë nuk është diçka që tolerohet nga Tirana dhe asnjë ekip. Ndaj nuk pati. Po ta shikosh ndeshjen ishim gjithë kohës në kontrollin e lojës, kishim marrë masat për pikat e forta të Laçit. Morëm një gol nga një pozicion i dyshimtë dhe moskordinim. Pjesa e dytë ishim nën kontrollin tonë, por nuk erdhi rezultati që donim.

Subovale fitoi dyluftimet…

Dyluftimet mund t’i fitojë sulmuesi, por sa rezultativ është për ekipin. Nuk ishte problem për ne. Sulmuesi jeton për golin, mbrojtësi për ta mbuluar atë. Po ta shikojmë në tërësi sulmuesin e tyre, 70 përqind të kohës e luajti te zona e tij. Mund të ishim marrë më shumë masat për të kontrolluar rastet që pati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"