“Shakira tani po i zbulon të gjitha!”/ Ja sa herë e ka tradhtuar Pike këngëtaren gjatë martesës së tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 14:25

“Shakira tani po i zbulon të gjitha!”/ Ja sa herë e ka tradhtuar Pike këngëtaren gjatë martesës së tyre

Pasi Gerard Pique dhe Shakira arritën një marrëveshje për divorcin e tyre, së fundmi kanë dalë në dritë disa informacione të cilat prekin futbollistin.

Sipas paparacit Jordi Martin, katalanasi është aluduar se e ka tradhtuar shumë herë këngëtaren latine përgjatë 11 viteve që kanë qenë bashkë.

“Ai e ka tradhtuar jo vetëm me Clara Chia -n , por shumë herë, më shumë se 50. Shakira tani po zbulon gjithçka ,” pohoi ai.

Ajo bombë nuk është e vetmja, por paparaci ka zbuluar të gjitha detajet për disa nga këto tradhti të supozuara:

“Një ishte në vitin 2012, dhe në 2016 me ish-partneren e tij Nuria Tomas, dhe dy vite më parë me një vajzë në një klub nate në Barcelonë…”

Pas ndarjes, Gerard Pique është në një lidhje me Clara Chia -n ndërsa Shakira ka qenë e lidhur me disa meshkuj, diçka që këngëtarja kolumbiane e ka mohuar.

“Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet”, tha ajo.

“Unë nuk kam partner dhe asnjë gjë tjetër përveçse t’i përkushtohem tërësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre.”

Konkretisht, çështja e fëmijëve ka qenë një nga episodet më të komplikuara në ndarjen e çiftit.

Më në fund, Shakira do të marrë Sashën dhe Milanin me vete për të jetuar në Miami, megjithëse Pique do t’i jepet mundësia t’i shohë dhe të kalojë kohë me ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"