Sfidon rekordmenët e turneut, Ten Hag: Kujdes, Sevilja specialiste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2023 | 11:20

Sfidon rekordmenët e turneut, Ten Hag: Kujdes, Sevilja specialiste

Mançester Junajtid shmangu Juventusin në shortin e çerekfinaleve, por ndërkohë gjeti përballë specialistët e kompeticionit, Seviljen, skuadrën që e ka fituar më shumë se kushdo tjetër Ligën e Europës (6).

ten jhag

“Kur thua Sevilja, ke thënë Liga e Europës. Ato e kanë fituar 6 herë këtë trofe, madje edhe në atë sezon që janë dukur jo në formë për ta bërë, ky turne i transformon ata dhe për ne do të jenë 180 minuta shumë të sforcuara dhe të rrezikshme, – bën hyrjen e tij trajneri i Junajtid, Erik ten Hag, i cili duhet të bëjë pa bomberin Rashford në duelin e sotëm, në orën 21:00.

“Rashford nuk është futur në kaos, përkundrazi ai ka optimizmin e tij që kërkon të rikthehet shpejt në fushë dhe të ndihmojë skuadrën me golat e tij. Do të mungojë për disa ndeshje, por unë mendoj se Marsiali është gati që të marrë vendin e Rashfordit. Dhe të mos harrojmë se rikuperojmë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm si Eriksen”, përfundoi holandezi i “djajve të kuq”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"