Sfidojnë Partizanin, flet trajneri i Orikut: Luajmë me rezervat, Kupa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 10:59

Sfidojnë Partizanin, flet trajneri i Orikut: Luajmë me rezervat, Kupa…

Oriku sfidon sot në orën 15:00 Partizanin në transfertë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Arlind Rustemi thotë se kjo do të jetë një ndeshje prestigji. Por trajneri vlonjat thekson se nuk e kanë objektiv Kupën dhe se ky takim do t’u shërbejë për të aktivizuar lojtarët e rinj.

arlind rustemi

“Ne jemi një skuadër në ndërtim dhe objektivin për këtë sezon e kemi të qartë, mbijetesën në Kategorinë e Parë. Ndaj Partizanit natyrisht që është një ndeshje prestigji për ne.

Të them të vërtetën është kënaqësi të luash kundër Partizanit. Kjo përballje do të na vlejë vetëm për të aktivizuar futbollistët që nuk kanë marrë shumë minuta në kampionat, pasi duam të përqendrohemi te ndeshja e radhës.

Do ta respektojmë Kupën, por sikundër thashë, kampionati është primar dhe më i rëndësishëm për ne”, përfundon Rustemi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"