Sfidë vendimtare në “Niko Dovana”, durrsakët kanë në dorë fatin e tyre dhe të…kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 14:57

Sfidë vendimtare në “Niko Dovana”, durrsakët kanë në dorë fatin e tyre dhe të…kampionatit

Teuta dhe Tirana do të luajnë ditën e shtunë me njëra-tjetrën. Një ndeshje ku durrsakët janë të avantazhuar, sepse nga tri takime kanë fituar dy prej tyre.
Tirana-Teuta

Bardheblutë kanë fituar vetëm ndeshjen e parë, ndërsa kanë triumfuar edhe në Kupën e Shqipërisë. Takimi i katërt në kampionat mund të vendosë shumë si për kreun e Superiores dhe fundtabelën. Teuta nuk lufton për kreun, por një fitore ose një barazim i durrsakëve dhe një fitore e Partizanit mund të hapin luftën për titull.

Kjo sepse, Tirana do të luajë së bashku Partizanin në një sfidë direkte. Dhe nëse Tirana shkon me 2-3 pikë avantazh, gjërat pastaj ngatërrohen shumë. Teuta në fakt e ka të detyrueshme për të fituar. Është dy larg nga “play out”-i dhe nëse humbet apo barazon, rrezikon seriozisht qëndrimin në kategori.

Shkurt, Teuta është ekipi që mund të vendosë shumë për ecurinë e kampionatit. Mund të shpëtojë veten dhe të komplikojë skuadrat e tjera, të hapë luftën për titull apo ta afrojë edhe më shumë Tiranën me kampionatin e 27-të në historinë e saj futbollistike. Gjithsesi, të shohim në 90 minutat që do të luhen në “Niko Dovana”. E sigurt është që sfida do të jetë shumë e luftuar…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"