Sfida ndaj Tomorit, Butrinti në sulm për të shpëtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 14:00

Sfida ndaj Tomorit, Butrinti në sulm për të shpëtuar

Butrinti do të ndeshet sot me Tomorin në stadiumin “Andon Lapa” dhe të besuarit e trajnerit Adriatik Faslliu do të hyjnë në fushë për të marrë trepikëshin.

butrinti

Sarandjotët do të jenë të plotë ndaj beratasve. Dhe duke qenë se luajnë në shtëpi, trajneri Faslliu do të hedhë në fushë një skuadër sulmuese. Butrinti synon të mos jetë në zonën e ndeshjeve “play out” me skuadrat e Kategorisë së Dytë, ndaj në Sarandë ecin me llogari, ku me patjetër duhet që të parakalojnë Lushnjën në renditje.

Ndryshe nga sfidat e tjera, klubi u ka bërë thirrje tifozëve edhe nëpërmjet rrjeteve sociale duke kërkuar mbështetje masive në këtë sfidë delikate. Krahas Onu, në vijën e parë mund të luajnë edhe Kolonja apo Jaupaj, që mund të mbështeten nga pas prej Hyskës e Alinanit. Repartet e tjera nuk ndryshojnë, ndaj pritet që të jenë thuajse si në sfidat e fundit me Maliqin dhe Tërbunin. Në fazën e parë në Berat, Butrinti doli pa pikë nga fusha e lojës.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"