“Sfida me Poloninë nuk ishte e lehtë”, Deshamp i thur elozhe Mbapesë: Na zgjidh çdo problem, jemi me fat që e kemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 20:19

“Sfida me Poloninë nuk ishte e lehtë”, Deshamp i thur elozhe Mbapesë: Na zgjidh çdo problem, jemi me fat që e kemi

Franca mposhti Poloninë me rezultatin 3-1 duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës. Golat u shënuan nga Oliver Zhiru në minutën e 44′ dhe më pas Kilian Mbape realizoi dopietë në minutën e 74′ dhe 90’+1′.

6386817ff0339

Pas ndeshjes, trajneri Didier Deshamp analizoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te forma fantastike e Mbapeës.

“Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kilian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem. Sa mirë që e kemi në skuadër. Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë”, deklaroi Deshamp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"