Sezoni nuk ka mbaruar, Barcelona rrezikon Superkupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 19:59

Sezoni nuk ka mbaruar, Barcelona rrezikon Superkupën

Humbja në “Bernabeu” u ka dhënë fund shpresave të Barcelonës sa i përket titullit në La Liga. Megjithatë, sezoni nuk ka përfunduar ende për katalanasit.

barcelona

Tashmë, ata duhet të mbrojnë vendin e dytë në La Liga nëse dëshirojnë që janarin e vitit 2025 të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite për të garuar në Superkupën e Spanjës. Siç dihet në “Final 4” të Superkupës shkojnë dy skuadrat e renditura të parat në La Liga dhe dy finalistët e Kupës së Mbretit.

Reali, Majorka dhe Atletik Bilbao e kanë siguruar pjesëmarrjen. Për t’u mësuar është vendi i katërt, që për momentin sheh Barcelonën në Arabi. Me 6 javë të mbetura, Barça ka dy pikë më shumë sesa Girona e vendit të tretë, me dy ekipet që do të përballen në “Montilivi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"