Sezoni i ri, hapen regjistrimet për klubet që duan të marrin pjesë në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 12:26

Sezoni i ri, hapen regjistrimet për klubet që duan të marrin pjesë në Kategorinë e Tretë

FSHF-ja hap regjistrimet për sezonin e ri futbollistik 2023-2024, për ekipet që duan të marrin pjesë në Kategorinë e Tretë. Kampionati do të nisë në mes të muajit tetor.

KJ

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë njofton të gjitha klubet dhe shoqatat e interesuara se kanë nisur regjistrimet për të qenë pjesë e edicionit të ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2023-2024.

Regjistrimet për këtë sezon futbollistik do të hapen më datë 1 gusht 2023 dhe do të mbyllen më 15 shtator 2023. Pas kësaj date asnjë kërkesë për t’u bërë pjesë e Kategorisë së Tretë nuk do të mund të merret në konsideratë. Kampionati i Kategorisë së Tretë pritet që të nisë edicionin e radhës në mesin e muajit tetor.

Klubet apo shoqatat e interesuara duhet të dorëzojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit listën e dokumenteve të mëposhtme:

  • Kërkesë nga Bashkia, klubi ose shoqata
  • Dokumentin e pagesës prej 120.000 lekësh në Union Bank
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit të Administratorit
  • Kontroll mjekësor për çdo lojtar
  • Listën emërore të ekipit. Të firmosur dhe vulosur nga klubi ose shoqata.
  • Foto të secilit lojtar.

Për çdo pyetje apo sqarim që mund të keni në lidhje me Kategorinë e Tretë, ju mund të dërgoni një e-mail në [email protected].

7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"