Sezoni 2023-2024/ Nga Superiorja tek e Para, e Dyta dhe e Treta, ja të gjitha verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 11:12

Sezoni 2023-2024/ Nga Superiorja tek e Para, e Dyta dhe e Treta, ja të gjitha verdiktet

superiore-11-1

* Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë me pikë të barabarta me Partizanin (63 secila), por kreu u takon rrogozhinasve për shkak të ndeshjeve direkte me të kuqtë, duke pasur një bilanc më të mirë (një fitore dhe tre barazime). Klubi rrogozhinas merr shpërblim 100 milionë lekë (të vjetër) nga FSHF si kryesues i Superiores pas 36 javëve.

* Egnatia është fituese e Kupës, pasi mundi Kukësin në finale me shifrat 1-0. Si shpërblim nga FSHF merr 50 milionë lekë të vjetër.

* Partizani është finalisti i parë i skemës me “Final 4”, pasi mposhti Skënderbeun 1-0, ndërsa më pas Egnatia barazoi me Vllazninë 0-0 dhe do të diskutojë tashmë titullin kampion kundër të kuqve më 26 maj ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Rrogozhinasit kaluan më tej, duke përfituar nga rregullorja e “Final 4”, që në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikimin përfundimtar kualifikohet për në finale.

* Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës, sido që të shkojnë rezultatet e ndeshjeve në “Final 4”. Kjo ndodh për shkak se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe përfiton skuadra e renditur më mirë. Pra, Tirana e vendit të pestë në klasifikimin pas 36 javësh kampionat, përfiton nga rregullorja për kualifikimin në Kupat e Europës, që thotë: “Në rast se ekipi fitues i Kupës është gjithashtu i renditur në njërin prej tre vendeve të para të “Final 4″, vendin e tij do ta zërë ekipi i renditur më mirë”.

* Kukësi dhe Erzeni janë skuadrat që zbritën në Kategorinë e Parë.

* Laçi i vendit të tetë mbijetoi në Superiore falë ndeshjes “play out” që zhvilloi kundër Flamurtarit, ku fitoi 3-1 pas kohës shtesë.

* Kryegolashënues i Superiores për sezonin 2023-2024 u shpall sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, me 17 gola të realizuar këtë kampionat. I dyti pas tij e mbylli Kristal Abazaj i Tiranës me 11 gola.

* Elbasani dhe Bylisi u ngjitën direkt në Kategorinë Superiore.

* Elbasani u shpall gjithashtu kampion i Kategorisë së Parë.

* Lushnja dhe Besa mbijetuan në Kategorinë I me ndeshje shtesë.

* Tomori dhe Luzi 2008 zbritën në Kategorinë e Dytë.

* Valbona dhe Pogradeci u ngjitën në Kategorinë e Parë.

* Basania dhe Memaliaj u ngjitën në Kategorinë e Dytë;

* Shënkolli dhe Këlcyra zbritën në Kategorinë e Tretë;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"