Sezon fantastik i Mançester Sitit, Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 14:07

Sezon fantastik i Mançester Sitit, Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë i Premier Ligës

Pep Guardiola është kurorëzuar trajneri i sezonit 2023-24 në Premier Ligë. Katalanasi shkroi një tjetër kapitull në histori me Sitin, pasi ai udhëhoqi klubin drejt titullit rekord të katërt radhazi dhe të gjashtin që nga transferimi në Mançester në 2016.

guardiola

Ai ka fituar 17 trofe deri tani në Mançester, ndërsa në karrierën e tij 15-vjeçare ka 38 trofe. Ai e ka fituar çmimin e menaxherit të sezonit në pesë nga tetë sezonet që ka qenë në krye në “Etihad”, pasi triumfoi edhe në 2017-18, 2018-19, 2020-21 dhe 2022-23. “Është një nder që jam zgjedhur nga Premier Liga si trajneri i sezonit. Ky çmim pasqyron punën e palodhur dhe përsosmërinë e njerëzve në klub në të gjitha departamentet. Jam shumë krenar që jam menaxher i këtij grupi lojtarësh dhe që punoj së bashku me trajnerët dhe stafin mbështetës të shkëlqyer çdo ditë.

Fitimi i katër titujve radhazi është një nga arritjet më krenare të karrierës sime. Kjo është liga më e vështirë në botë dhe konkurrentët tanë kanë luajtur një futboll të jashtëzakonshëm”, tha Pep pas çmimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"