Sërish telashe për presidentin e Interit, borxhi shkon në 320 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 11:38

Sërish telashe për presidentin e Interit, borxhi shkon në 320 milionë euro

Nuk janë ditë pozitive për presidentin e Interit, Stiven Zhang, dhe kompanitë e babait të tij. Ditën e djeshme një tjetër lajm që shqetëson ambientin zikaltër edhe pse këtë herë nuk kanë lidhje me vetë skuadrën e Interit.

zhang-inter-screen-1-1

“China Construciton Bank” ka fituar gjyqin kundër Zhangut dhe ky i fundit tani i detyrohet të paguajë 320 milionë euro. Edhe Italia e ka njohur vendimin e marrë në Hong Kong dhe tani duhet që presidenti të shlyejë këtë borxh të madh që ka kundër kompanisë në fjalë. Ai duhet të paguajë 255 milionë euro dhe interesat që shkojnë 2.6 milionë deri në 2 gushtin e vitit 2021.

Ndërkohë, çdo vit shtohet borxhi me 13% dhe do të thotë se do t’i duhet të paguajë një kamatë 30 milionë euro në vit. E ardhmja e Interit është në ajër edhe sa i përket bashkëpunimit me “Oaktree”, por Zhang duhet të dalë nga kjo situatë ku është përfshirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"