Sauthgejt: Zgjedhjet janë të vështira, kujdes me Kejnin dhe Bellingamin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 19:13

Sauthgejt: Zgjedhjet janë të vështira, kujdes me Kejnin dhe Bellingamin

Garet Sauthgejt i ka vendosur një sfidë grupit të ri të yjeve të Anglisë, duke sugjeruar se disa prej tyre mund të luajnë për herë të fundit me kombëtaren në “Euro 2024”, ndërsa “tre luanët” përpiqen të shkruajnë historinë këtë verë. Përgatitja për turneun e muajit të ardhshëm në Gjermani tashmë ka nisur me gaz të plotë, me Sauthgejtin që emëroi të martën një listë provizore prej 33 lojtarësh, e cila do të shkurtohet në 26 lojtarë më 7 qershor.

sadsasddsadasdas

Trajneri anglez ka marrë disa vendime të vështira, duke lënë jashtë skuadrës fillestare lojtarë si Markus Rashford dhe zëvendës-kapitenin Xhordan Henderson. Por gjatë një intervistë për “Sky Sports”, ai shpjegoi zgjedhjet e tij.

Sa e vështirë është t’u thuash lojtarëve se nuk janë pjesë e grupit?
Të jem i sinqertë, gjithmonë na është dashur të marrim vendime të vështira. Qofshin këta lojtarë që kanë qenë me Anglinë për një kohë të gjatë ose që janë kthyer në kohën kur unë kam filluar punë. Disa prej tyre kanë qenë superlojtarë për ne, lojtarë vërtet të rëndësishëm për ne, por të tjerët janë shtyrë përpara tyre në rendin e zgjedhjes. Ju keni ende nevojë për përvojë, ju duhet ende ai ekip kolektiv, por duhet të ketë gjithashtu një mundësi për lojtarët e rinj kur ata janë duke bërë mirë. Rashford dhe Henderson janë sigurisht vendime të vështira.

Po flasim për lojtarë me të vërtetë të mirë të cilët kanë qenë të rëndësishëm në atë që ne kemi bërë për shumë vite. Për Markusin, mendoj thjesht se lojtarët në atë rol kanë bërë sezone më të mira. Kaq e thjesht është. Hendo i ka dhënë vetes çdo shans. Faktori përcaktues është dëmtimi që mori në grumbullimin e fundit në mars. Ai ka humbur pesë javë dhe thjesht nuk ka mundur të arrijë intensitetin e lojës që atëherë. Ai është një profesionist fantastik.

Sa i shqetësuar jeni për problemet fizike të Kejnit duke qenë se ai humbi ndeshjen e fundit të sezonit me Bajernin?
Informacionet tona nga Bajerni dhe Herri ishin se ishte një vendim i arsyeshëm për të që të mos luajtur ndeshjen e fundit të sezonit, por ne presim që ai të stërvitet sapo të vijë me ne.

Xhud Bellingam po luan në finalen e Champions-it. Sa e rëndësishme është ta menaxhosh atë?
Është e rëndësishme që ai të marrë pak frymë në mënyrë që ne të mos kërkojmë ta aktivizojmë në miqësoren e fundit. Duke pasur parasysh intensitetin e sezonit, sezonin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur dhe duke pasur parasysh se ai do të luajë më shumë se kushdo tjetër, atëherë freskia fizike dhe psikologjike e asaj jave pas finales së Ligës së Kampioneve do të jetë shumë e rëndësishme për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"